letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de e gjithe bota jemi dy - west side family

Loading...

[teksti i “e gjithe bota jemi dy”]

[intro]
kur të hap sytë nesër dua të t’shoh ty, yeah
je gjithçka për mua, gjithë bota jemi dy

[chorus: landi]
i mbyll sytë dhe kërkoj të të ndiej, dorën tënde tek më ndjen
i hap sytë kërkoj të të gjej unë ty, je ëngjëll më jep jetë
se qënia jote flet gjithçka më jep, kërkoj një jetë me ty
je jeta ime më jep shpresë, shpirt jemi të dy

[verse 1: dr. flori]
janë mijëra fjalë, kujtime që me mua jetojnë
zgjedh një album të vjetër dhe një foto shikoj
dy fjalë të dedikoj, një puthje të dërgoj
një mesazh nga shpirti im: “ti e di njësoj vazhdojmë
në të njëjtët vënde rri dhe të njëjtën pije pi
ku je ti, jam unë, ku jam unë, je ti”
dhe ditët dhe netët e kanë tani një kuptim
“jeto ditën” – më the; është bërë motivi i shpirtit tim
që vazhdon, vazhdon yo, dhe më ploteson
më jep forcë, më forcon, shpirt, ti ekziston
në sekondat, minutat dhe orët që jam me ty
në ditët, javët, muajt, vitin që jam me ty
dhe kur asgjë nuk më ndodh, unë shpirt jam me ty
dhe kur gjithçka e bukur ndodh, unë shpirt jam me ty
le të ndodhë çfarë të ndodhë, shpirt jam me ty
gjithe bota je për mua, gjithë bota jemi dy
[chorus: landi]
i mbyll sytë dhe kërkoj të të ndiej, dorën tënde tek më ndjen
i hap sytë kërkoj të të gjej unë ty, je ëngjëll më jep jetë
se qënia jote flet gjithçka më jep, kërkoj një jetë me ty
je jeta ime më jep shpresë, shpirt jemi të dy

[verse 2: miri, landi]
yo, jemi prapë bashkë në një tren që do na çojë
nëpër stacionet tona nuk e di ku do ndalojë
nuk e di ku do mbarojë misioni që kam nisur
një shënim: ”jeto ditën” lexova në letrën e grisur
që më sjell pranë vetes time, vetja ime më mungon
më sjell një shënim kaq të thjeshtë që ekziston
me një jetë që jetoj njësoj sikur të jesh
thjesht mendoj per ty se ke nevoje qe te ndjesh
shpirti im ti e di, ti më sheh, ti më mbron
ekziston, më plotëson, njësoj është, njësoj vazhdoj
jetoje – siç the -, jeto ditën që pason
shpirti im une me ty gjithmone vazhdoj
momentet tona nga e vërteta jonë më vijnë
nuk kam më ndjenjë të fortë, vazhdojmë bashkë të rrimë
jam më shumë se i lumtur se ne prapë jemi të dy
gjithë bota je për mua, hej gjithë bota jemi dy

[bridge: landi]
sa herë malli më merr
unë jetoj me ty, të ndiej ty si përherë
ti më shikon, ti më dëgjon, mendoj për ty
të dua shpirti im, jemi të dy
[chorus: landi]
i mbyll sytë dhe kërkoj të të ndiej, dorën tënde tek më ndjen
i hap sytë kërkoj të të gjej unë ty, je ëngjëll më jep jetë
se qënia jote flet gjithçka më jep, kërkoj një jetë me ty
je jeta ime më jep shpresë, shpirt jemi të dy
i mbyll sytë dhe kërkoj të të ndiej, dorën tënde tek më ndjen
i hap sytë kërkoj të të gjej unë ty, je ëngjëll më jep jetë
se qënia jote flet gjithçka më jep, kërkoj një jetë me ty
je jeta ime më jep shpresë, shpirt jemi të dy

[outro: landi]
i mbyll sytë dhe kërkoj të të ndiej, dorën tënde tek më ndjen
i hap sytë kërkoj të të gjej unë ty, je ëngjëll më jep jetë
je ëngjëll më jep jetë, je ëngjëll më jep jetë, je ëngjëll më jep jetë

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...