letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de si heren e pare - produkt 28

Loading...

[teksti i “si heren e pare”]

[verse 1]
është një histori e thjeshtë, e thjeshtë sa vetë jeta
e duan një gënjeshtër i tradhëtoi e vërteta
u njohën rastësisht, binte shi, ishte vjeshtë
në një nga ato netë ku dhe hëna është e trishtë
aty ngrin gjithçka dhe hapat e mërzitshëm
tradhët-të e këtij qyteti s’ishin më të fuqishëm
i përkisnin atyre rrugicat e kafeneve
dritaret që përgjonin, asgjë tjetër nuk kërkonin
kishin njeri-tjetrin ushqeheshin ngadalë
ajo me frymën e tij, ai me frymën e saj
u rritën që të dy në frikë e pasion
dashuria si mburojë të jetonin ishte lojë
ajo ish poezi që nuk lodhej së lexuari
e prekte, e ndjente, në çdo rresht veten gjente
ai ishte hero, mbronte ëndërrat e saj
të dehur pëshpërisnin: askush nuk do të na ndajë

[chorus]
si herën e parë, hutuar pa fjalë
kjo rrugicë për ne kish mall
si herën e parë dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prapë
copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg
deja vu sot të kam pranë, do të dua si herën e parë

[verse 2]
koha strukej me ditën, nata fshihte pasionin
nuk e zgjodhën këtë fat, por donin ta mbronin
ata ishin një shpirt, në parajsë i krijuar
i ndarë në dy copëza, në tokë për të jetuar
dashuria ishte mrekullia, të dënuar ta shijonin
orët e gjata që kalonin, njeri-tjetrin adhuronin
nëpër ëndërra udhëtonin, jepeshin më shumë
me sy të përgjumur, kërkoheshin pa fund
si sonambul, premtonin përjetësi
puthjet ishin të shenjta, dhe si prekte dot njeri
përveç kohës që i ndiqte, koha i vret dashuritë
të paktën kështu thuhej, deri sa erdhi një ditë
si herën e parë, u zgjuan kujtimet
kristal u thyen sytë, u rikthyen premtimet
do të duhemi gjithmonë, unë e ti përjetësi
si herën e parë do mbetesh mrekulli

[chorus]
si herën e parë, hutuar pa fjalë
kjo rrugicë për ne kish mall
si herën e parë dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prapë
copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg
deja vu sot të kam pranë, do të dua si herën e parë

[bridge]
(si herën e parë)
ti pyete nëse koha do ndalojë për ne
(si herën e parë)
të premtova në çdo dhimbje unë aty do jem
nesër do të jetë shumë vonë (shumë vonë)
dua të lutem po por ti nesër shko (ti shko)
ditë të tjera do të vijnë pas
por puthjet do mbeten gjithmonë këtu

[chorus]
si herën e parë, hutuar pa fjalë
kjo rrugicë për ne kish mall
si herën e parë dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prapë
copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg
deja vu sot të kam pranë, do të dua si herën e parë
si herën e parë, hutuar pa fjalë
kjo rrugicë për ne kish mall
si herën e parë dhe bota u ndal
sa kujtime zgjohen prapë
copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg
deja vu sot të kam pranë, do të dua si herën e parë

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...