letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de ju lumtë goja - free mc's

Loading...

genti:
e ju lumtë goja dhe si goja zemrën
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
e ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet
përjetë do t’ gëzojë kush i hodhi vallet!

romiri:
këngët edhe vallet nëpër shekuj mbetën
të largojnë hallet e të na shtojnë jetën!
kush e bëri këngën i bekuar qoftë
e kush këndoi, zemra i këndoftë!

genti:
është shërimi i shpirtit, kënga është ilaçi
këngë edhe gëzime gjithë jetën e paçi!

anisi:
historinë e shkruan këngët
me këngë djepi u rrita
se në këngë i kemi rrënjët
aty ku jeton tradita

genti
e ju lumtë goja dhe si goja zemrën
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
e ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet
përjetë do t’gëzojë kush i hodhi vallet!
romiri:
se na çelet zemra si çel trëndafili
e ta marrim këngën ku ia thotë bilbili
malet të gjëmojnë, fushat e livadhet
e ta hedhim vallen ku lozin sorkadhet

genti:
është shërimi i shpirtit, kënga është ilaçi
këngë edhe gëzime gjithë jetën e paçi!

anisi:
ashtu si mjalti në hoje
janë vallet edhe këngët
kush këndon i lumtë goja
kush kërcen i lumshin këmbët!

genti
e ju lumtë goja dhe si goja zemrën
përjetë do të rrojë kush e bëri këngën!
e ju lumshin këmbët e rrofshi sa malet
përjetë do t’gëzojë kush i hodhi vallet!

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...