letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de monolog - shiny

Loading...

sa here kam dal e kam than mu merzit jeta, mu merzit vetja
jam kthy e bashke me mu u rikthy edhe buzqeshja, mu hek vransina mbi vetlla
perreth kam pas njerz qe s’ma kan uru t’miren, jam perball me t’veshtiren
asniher prej askujt se kam kerku meshiren, se kam kerku meshiren
mbi supe kam pas peshen ma t’ran, po jo gjithmone e kam bajt
e cat here kur prej saj jam rrzu e s’jam çu, jam struk e kam qajt
lotet e pastra kristal m’kan dal si dallge per t’mos u tha kurre
t’mirat m’kan ik edhe pse i kam dasht s’kam pas fuqi per mu turre
kam andrru t’kisha jeten tane, veç ni dite e ti t’kishe timen
ta ndieje shijen e humbjes si fmijt ta lshoje pasthirrmen mos me i pas mundsite per me jetu ma mir, as me festu ditlindjen
i shoh njerzit tek ecin n’per shtigje t’suksesit, e un s’gjej dot lidhjen
nese ni dite zemra do m’nalet hala pa e mrri une qellimin
nese nuk do munem me i çit fjalet qe kam dasht me shpreh per me shporr deshtimin
at’her s’du gja tjeter, ni laps e leter pa kurrfare deshire me t’impresionu
nese ka ni t’tille shihmi n’boten tjeter e t’ tham kjo jete s’ish per mu

fort e du jeten po kam ni bindje qe jeta mu kurre nuk um ka dasht
e mira dikur m’pat than na t’dy i dashtun, s’do jemi bashke
e un sot i vetem kam dal me marr çat lumturi qe se pata perball
vetmia m’asht ul çaty n’shkalle, m’perqafon e m’thote per ty kam shume mall
s’du me ty me ardh me t’pas tan jeten prane po forca ime nuk mjafton me t’nal
ke pushtu çdo ane e maskume si engjell po n’brendsi je djall
e zani qe m’flet me t’perzane po shuhet ngadale po gjithçka asht e kote
n’syte e mi gjithmone do jete ni bote jo e plote
e un n’trishtim e siper formuloj fjale, qe s’mi kryjne hesapet
e shoh veten time qe nuk ka askand e as me veten s’pershtatet
aty prane asht ni dere qe nuk hapet ni tru qe veç plaket
ni anderr qe zgjatet e ni maje qe s’kapet
u paraqes faktet po forca e vaket
drita shume e paket po m’rendojne mekatet
nese ni nate bi n’shtrat pa e pas deshiren, me zbardh mengjesin
nese aftsia qe kam shuhet nuk zgjat, se largoj dot stresin
e nese buzt e mia nuk qeshin, dije kam ba pakt me dreqin
po na qe kurre nuk u gzum, a thu ndoshta nuk vdesim ?

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...