letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de perhajr gjyshe - gold ag & shyhrete behluli

Loading...

[teksti i “perhajr gjyshe”]

[verse 1: shyhrete behluli]
sa u pata gzu, jo nuk muj me thanë
kur e kam kuptu, që po bahem nanë
me vllazen e motra, u rrite o bir
tash se mu plotësu, secila dëshirë
e kur u martuat, ishte pak më ndryshe
kur më the në telefon, nanë po bahesh gjyshe
nuk paska dashni, ma t’madhe të jetës
se dashnia e nipit, e dashnia e mbesës

[verse 2: gold ag]
kur e shoh djalin n’djep, sa herë n’shpi e qeli derën
i di hekat e tua nanë, ma shumë ta di vlerën
na ke rritë me skamje, u kanë mund i madh
thojshe gjithmonë kom pas qef bir, me t’rrit me hallall
kur i bana do vjet, thojshe hajde qa po prеt
t’i shoh fmit e tu e kurgjo djeg nuk m’jеt
deshti zoti ndodhi ajo që e ëndrrova
erdha t’putha n’ballë nanë, qava e t’kallxova
urime oj gjyshe oj nana jem e mira
faleminderit zotit që na u plotësu dëshira
e tash e tutje kurrë nuk i dihet jetës
po e pritsh dasmën e nipit e pritsh dasmën e mbesës
[chorus: shyhrete behluli]
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç

[verse 3: shyhrete behluli]
ti kur pate lind, se harroj atë ditë
po me gajle t’jetës, nuk t’pashë tu u rritë
e tash djali yt e ka pamjen tane
po m’dokesh që prapë, i vogël mu bane
me nipa e mbesa, kur mbushet shtëpia
aty i harroj, krejt ditët e mia
për secilën nanë, lutem me gjithë zemër
askend mos e le o zot pa këtë emër

[verse 4: gold ag]
sa shpejt kalojnë vitet e sot u bana burrë
çdo gja plaket n’jetë po dashnia jote kurrë
e tash që u bane gjyshe, tjetër kush është n’ren t’parë
dashnin e djalit tond, nipi e ka marrë
kur po vonohna t’veti, pse oj nanë s’po m’thirr
po m’thu tash ti je rritë, po i vogël lehtë o mirë
gzimin e zemrës, po ta shoh n’drita t’syve
se na u plotësu nanë, dëshira të dyve
e hekat e tua tash ma mirë poj kuptoj
kur ai po bon diçka ti po m’thu je kanë nisoj
e fjala dashni nëse mun me u thanë ndryshe
le ta ka emrin nanë e le ta ka emrin gjyshe
[chorus: shyhrete behluli]
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç

[instrumental]

[chorus: shyhrete behluli]
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç
për hajr gjyshe, për hajr nanë
ah sa mirë më pate thanë
zemrën fmive kush jau knaq
emni gjyshe osht ilaç

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...