letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de psikopatja jote - fifi

Loading...

[teksti i “psikopatja jote” ft. mc kresha]

[verse 1: fifi]
a është dashni kjo ça po m’ndodh
apo thjesht fiksim i radhës
a je dhimbja e çmueshme
që me i kërku bekimin babës
a je magjia që i jep frymë hanës
sa me pas fuqi me ndrru kufinjtë e hartës
a je ti qaj që ka me lon me m’thirr
edhe idiot edhe shpirt
a je ti qaj që unë ka me i kërku falje
edhe pse ti ke bo gabim

[chorus: fifi]
a je ti
dhurata jem e zot-t
mëkati jem i preferum
dashni
eksperiment i joti
më merr se s’po duroj ma shumë
a je ti
dhurata jem e zot-t
mëkati jem i preferum
dashni
eksperiment i joti
më merr se s’po duroj ma shumë

[verse 2: mc kresha]
s’ka kuptim as kanga kur manga t’i fsheh prangat
kur vjen nata jom vet edhe ka vjet që s’shoh andrra
tek e mramta osht për neve, jo për ata që na folin mbrapa
s’kanë kontroll thjeshtë lujnë rolin intriganta, trapa, informanta
lajmëroni zyrtart, ni vajzë në t’bardhë m’qëlloj me armë
frymën ma ka nalë, thirre ndihmën e parë
ajo që m’vrau qe një shenjtar, e kom dashtë që n’shikim t’parë
edhe 100 plagë m’i marrë vijë zvarrë m’i pa sytë e tu të zjarrtë
ti je oaza jem n’saharë, ekstazë e artë m’ke bo mu varë
zoti na faltë jena mëkatar, dy lakmitar tu knu me gitarë
pangopësi e epsh si t’marrë a veç dy ëndrrimtarë
krenari e paparë, ti je thesar vlen ni thes ar’
për mu je perfekt, unë ziliqar
kur hupi n’det ty t’kom pulëbardhë
zemrohëm vetë, po t’pres me ardhë

[bridge: fifi]
e unë sakrifikoj
edhe nëse bohna shkrum
se çdo ditë veç jom ka t’du ma shumë
e tash unë du me t’nigju ty
tepër bindshëm
me m’thanë ti që jom
psikopatja jote

[chorus: fifi]
a je ti
dhurata jem e zot-t
mëkati jem i preferum
dashni
eksperiment i joti
më merr se s’po duroj ma shumë
a je ti
dhurata jem e zot-t
mëkati jem i preferum
dashni
eksperiment i joti
më merr se s’po duroj ma shumë

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...