letra de maska e madhështisë - eugent bushpepa
[teksti i “maska e madhështisë”]
[verse 1]
më thuaj çfarë ndien
pas asaj buzëqeshjes tende?
çfarë fsheh në zemër?
ç’ke në mëndje?
në mëkat ti më fton
dhe si ëngjëll kërkon
prapë të jesh!
largoje pra maskën
që ke mbi fytyrën tënde
dhe asnjeri nuk do të dëgjojë më jo
dhe në çast
askush s’do të të ndjekë
më nga pas
[pre-chorus]
e kotë të më rrish pranë
të tregosh që brengën
bashkë ne e ndajmë
por në të vërtetë
djall je ti që ëndrrën vret
[chorus]
hiqe maskën, maskën e madhështisë
se ajo ty nuk të shkon
ti je vetëm një skllav i lavdisë
për para dhe për pushtet ti lufton
je egoist në shpirt
gjithë botën do të kesh
por jetën time s’mund ta blesh
[verse 2]
më thuaj çfarë fsheh
pas asaj buzëqeshjes tende?
çfarë ndien në zemër?
ç’ke në mëndje?
në mëkat ti më fton
dhe si ëngjëll kërkon
prapë të jesh!
largoje pra maskën
që ke mbi fytyrën tënde
dhe asnjeri nuk do të dëgjojë më jo
dhe në çast
askush s’do të të ndjekë
më nga pas
[pre-chorus]
kot të më rrish pranë
të tregosh që dhimbjen
bashkë ne e ndajmë
por në të vërtetë
djall je ti që ëndrrën vret
[chorus]
hiqe maskën, maskën e madhështisë
se ajo ty nuk të shkon
ti je vetëm një skllav i lavdisë
për para dhe për pushtet ti lufton
je egoist në shpirt
gjithë botën do të kesh
por jetën time s’mund ta blesh
[outro]
je egoist në shpirt
gjithë botën do të kesh
por jetën time s’mund ta blesh
letras aleatórias
- letra de el gurú - los ronaldos
- letra de gangsta story - kent m$ney
- letra de western education is forbidden - billy woods
- letra de hood life - chriss bhriss
- letra de luce e vita - i boom
- letra de black m’s “la légende black” - mhachemi
- letra de sleepwalkers - non phixion
- letra de what you know about it - lord lhus
- letra de le prix de ma liberté - ill (x-men)
- letra de 17 piges - bigflo & oli