letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de marrja e shqipeve - dai

Loading...

[verse 1]
jemi rrit n’udhkryq t’civilizimeve n’tokë trillimeve
ku vendasi legjitimohet permes spastrimeve
ku krali e sulltani hala ta korrin frutin n’arë
me koh jon ba politikan e n’tedere mbillin farë
me kohë e kan ndrru stilin jon armatos me tesha kat
noi krevatë si konop n’fyt: ((proud to be)) teknorat
me koh jon mbush sherr po nuk po din me msheh marren
a thu jom kurban? a te kasapi pe lypi qaren?!
10 vjet mas lufte hala me kryp ma sherojn varren
t’qifsha garen elektoren kandidat me tetvjeqaren!!
çdo 2 vjet kcehet shota me premtime t’kota per vota
me dorë teme jepet kokrra fiton e sames rrota
cillet bota mbes i njejt magar me anekdota
o qorra mos mi boni rrafsh problemet i kom kodra!!
kryetar komune qe s’del pa trup-roja tu i shpreh turp goja
secili me kali” se tjetri mashtron si mu kan troja”
pregaditen 4 vjet qysh kurthin me ma gatu
t’gjallve ja varrosin shpresat e dekmit i shtin me votu
jo ska parti qe m’blen me rrejt bashk e ta n’fushat
n’jetë ngihna me realitet kurvnin se kom kafshat..joooo

[verse 2]
n’zyre t’shtet-t t’ri nxir pasaport per 2 jav ditë
me 100 euro hajni javt i shkurton dej n’2 ditë
lidhesh zingjir me pisa i shet krejt e thu u nisa
tu e lyp parajsen ondrrat t’fundosen n’lumin tisa
per zgjalli kurr per mu spat interesim
a per s’dekni qeveria mi fal 1000 euro domshperblim
llom’n’sherbim t’popullit me diplom t’bleme n’up
koalicione hajnash secila parti le t’shkon n’rr s!!
se premtimev boshe deshta s’deshta rreshtat ja kom msu
mi kthejn si xhenaze teshat n’shtrat eshtrat tu i vajtu!!
hala si para luftes edhe pse liria erdhi
hala pe shuni etjen me lot qe po i derdhi
per djalin qe ma murren per baben e jetimit
e n’vorrin e tij t’shprazt i kom shti fjalt e premtimit
fjalt e beses t’shqiptarit rren t’kollume monologun
kur m’dhem zoora qorr shkojn ma thirrin gjinekologun
kur shtresa e ndishme e popullit ka mbet n’dor t’profiterave
mos u qudit qe t’shan non-lokja para kamerave!!
sa e sa? vjet shkun qi t’ardhmes mi rat shkelm?
mi besu gojes juj sa gojes gjarpnit qe ska helm

[verse 3]
per ata qe derdhen gjak jo hala s’osht shkru epopeja
jon ka t’rrejn o bac hala pi ujkut dridhet kopeja
ti kan da robt n’5 shpi me asi qe dej t’kan gri
prap nen vllaznim bashkim ti kan mashtru ti kan perzi!
njona osht asimilu tjetra n’perendim osht shpartallu
njona pi t’keqes osht kurruptu bile falmur ka ndrru
ska mo unitet n’ilirid ska mo malsor n’malsi
ska mo shqip n’cameri ska mo shqiponj n’dardani
e kan perzan as naper darsma se kan lan bajraktar
se bubrrecat e sot-t t’urdhnave t’huj jon rroktar
s’t’vet kush a je shqiptar? dojn me t’ndrru fis e far
m’imponojn simbole po kastriotin e kom thesar
se kur se don se don edhe ti past 6 yje n’ball
jom shqipe krenar me 2 krena sa t’jom gjall
kom ident-tet se ndrroj qiftelin me violin
jom shqiptar s’jom i perzim si bosne e hercegovin
…rrojt tradit po kupilat ma kan flliq burrnin
ma kan zhyt plisin ma kan zbeh faqebardhsin
për pavarsin qafirat mi kan shfrytzu fjalt
qi me ma kojt ma shum karroten ma kan ly me mjalt….

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...