letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de eja - arber skenderaj

Loading...

sa më shumë ky fat më mban largë teje
aq më shumë me ty unë bëhem një
ke lën një vënd vakant këtu brënda meje

askush s’mund ta zërë

aty mund të rrinë vetëm kujtimet
puthjet ledhatimet e tua
i ndjej në çdo qelizë n’lekurën time
gjiiithmonë me mua
ti je në mua

eja ti eja këtë natë më kërko
futmu në zemër në mëndje kudo
bëje të shtrihet akoma më gjatë
skenarin e ëndrrës time këtë natë

në mes të një turme me flutura
mahnitur mes ngjyrave më t’bukura
unë edhe ti nën puhizën e artë
buzëqeshjet tona dy yje të zjarrtë
brengën pas zgjimit djalli e marrtë

sa më shumë kjo brengë mbërthen për fyti
aq më shumë në ëndërr arratisem
botën e harroj dua t’jem i yti
por dritat e skenarit nuk ndizen

fantazia ime qiell i errur
ankthi edhe brenga mbretërojnë
porta e kujtimeve e mbyllur
yjet më s’ndriçojnë
te ty nuk po më çojnë

ndaj eja ti eja këtë natë më kërko
futmu në zemër në mëndje kudo
ndizi ti yjet zbardhe me jetë
skenarin e ëndrrës time këtë natë

në mes të një turme me flutura
mahnitur mes ngjyrave më t’bukura
unë edhe ti nën puhizën e artë
buzëqeshjet tona dy yje të zjarrtë
brengën dhe ankthin djalli i marrtë

skaj më skaj
ylber i kthyer përmbys
si një smile
më i madhi smail në kët’rruzull
buzëqeshja jote
sfond i kësaj jete
i jetës time

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...