letras.top
a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 #

letra de palinë - andrra

Loading...

ç’ke palinë, që je idhnue?
po do baba me m’martue
pse po m’qet babe jasht
kush te do si une t’kam dasht
kush t’i ngon si t’kom ndigue
kush t’punon si t’kam punue
tash të vin hera herë e shikojnë me ba nderë

ç’ke palinë, që je idhnue?
po do nana me m’martue
pse po m’qet nane jasht
kush te do si une t’kam dasht
kush t’i ngon si t’kom ndigue
kush t’punon si t’kam punue
tash të vin hera herë e shikojnë me ba nderë

kaj oj qika oh n’qerap me vegza
sot t’la daja e t’la tezja
kaj moj qike oh n’mafez me oja
sot t’lan shoqet e t’lan lojat

vnohet kana, oh pika pika
ty t’ka nana o bajrak nër qika
vnohet kana, oh me pika të kuqe
nesër mbrama o bajrak nër nuse

kaj oj qike oh n’qerap me vegza
sot t’la daja e t’la tezja
kaj moj qike oh n’mafez me oja
sot t’lan shoqet e t’la loja
kaj oj qike oh ner hije t’sanes
ty sot t’la dashnija e nanes
kaj moj qike oh ne krye t’votres
ty sot t’la dashnija e motres

letras aleatórias

MAIS ACESSADOS

Loading...